Skip to main content

                                    ​Programi “Administrata që Duam”


Gjatë vitit 2018 qeveria ndërmorri një inciativë të re dhe ambicioze me hartimin e programit “Administrata që Duam”. Ky program ka në fokus nëpunësit e administratës publike si një ndër komponentët kryesorë dhe baza e zbatimit të të gjitha reformave të ndërmarra nga qeveria. Programi përfshin një tërësi masash dhe aktivitetesh të kombinuara dhe të integruara, përfitimet e të cilave ndërlidhen duke siguruar sinergji dhe duke i shërbyer arritjes së përfitimeve më të qëndrueshme dhe më afatgjata në kuadër të përmirësimit të performancës së nëpunësve dhe vetë institucioneve të administratës shtetërore. Fokus do të kushtohet jo vetëm në aftësitë dhe zotësitë e punonjësve për të kryer detyrat, por edhe në qëndrimin, motivimin dhe angazhimin për të vepruar në mënyrën e duhur.

Programi përbëhet nga katër komponentë kryesorë të cilët përkojnë me fushat në të cilat u konsiderua e nevojshme ndërhyrja, e konkretisht:  

Orientimi i Administratës – Qëllimi i këtij komponenti është orientimi i stafit të administratës me qëllimin, vizionin, misionin, vlerat dhe parimet, synimet, objektivat strategjikë dhe prioritetet e programit qeverisës dhe të institucionit ku bëjnë pjesë. Ka në fokus nivelin politik, trupën e lartë drejtuese dhe nivelin menaxherial të aparatit të ministrive dhe të Kryeministrisë. Më pas, ky nivel orienton në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturat në varësi.


Përfitimet: krijon sens identiteti dhe orienton energjinë drejt një pike të vetme; ndjenjë përkatësie, duke rritur në këtë mënyrë nivelin e angazhimit dhe motivimit të stafit; nxit bashkëpunimin dhe ndërveprimin e stafit etj.


Masat kryesore: (i) Orientimi për programin politik të qeverisjes; (ii)  Orientimi për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI); (iii) Orientimi për politikat dhe strategjitë sektoriale; (iv) Orientimi për prioritetet e integrimit në BE.


Aftësimi i Administratës – Qëllimi i këtij komponenti është aftësimi i administratës me njohuritë, dijen dhe kompetencat e duhura për të bërë të mundur përmbushjen e kërkesave të pozicionit të punës. Përfshin të gjitha nivelet organizative: nivelin e lartë drejtues të administratës, nivelin menaxherial dhe atë specialist.


Përfitimet kryesore: Rritja e eficiencës në punë; qartësimi i rolit dhe funksioneve, si dhe minimizimi i konflikteve në punë; rritja e motivimit; rritja e eficiencës dhe efektivitetit organizativ, si dhe të imazhit të administratës tek qytetarët.

Masat kryesore: (i) Aftësimin për “Soft Skills”; (ii) Aftësimin në “Management Skills”; (iii) Aftësimin për Strukturën; (iv) Aftësimin për hartim politikash;

Motivimi i Administratës – Qëllimi i këtij komponenti është garantimi i një administrate të motivuar, të angazhuar, që përfshihet dhe jep rezultate në punë. Ky komponent prek aparatin e ministrive, në të gjithë hierarkinë institucionale, në nivel grupi dhe individi.


Përfitimet: Rritja e angazhimit të administratës, përmirësimi i performancës dhe efektivitetit në punë, rritja e ndërveprimit dhe bashkëpunimit në nivel grupi dhe institucioni, përmirësimi i klimës institucionale, etj.


Masat kryesore: (i) Vlerësim - Motivimi i individit; (ii) Vlerësim - Motivimi i ekipeve; (iii) Kampionati i Administratës; (iv) Dialogu me administratën;


Ndërveprimi i Administratës – Qëllimi i këtij komponenti është rritja e nivelit të komunikimit, të ndërveprimit dhe të frymës së identitetit brenda mjedisit institucional, në nivel ndërinstitucional si dhe ndërveprimi me publikun e gjerë. Ky komponent prek aparatin e ministrive, në të gjithë hierarkinë institucionale, në nivel grupi dhe individi.


Përfitimet: Krijimi i strukturave të ndërlidhura, shpërndarja më e mirë e informacionit, njohurive dhe eksperiencave midis punonjësve; standardizimi i praktikave të punës në nivel grupi profesional dhe ndërmjet institucioneve; ngritja e çështjeve dhe problematikave, si dhe propozimi i zgjidhjeve; përmirësimi i klimës së punës në nivel institucioni dhe ndërinstitucional; rritja e motivimit dhe ndjenjës së identitetit.


Masat kryesore: (i) Ndërverprimi i brendshëm (vertikal) (ii) Ndërverprimi profesional; (iii) Ndërveprimi ndërministror (horizontal); (iv) Ndërveprimi me publikun;