Skip to main content

​​

SIGMA - (Support for Improvement in Governance and Management/Mbështetje për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit) është një nismë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Bashkimit Evropian. Nisma mbështet reformën në administratën publike në trembëdhjetë vende në tranzicion.

SIGMA synon të:

• Asistojë vendet përfituese për një qeverisje të mirë që të përmirësojnë eficiencën administrative dhe të promovojnë mbështetjen mbi vlera demokratike nga stafi i sektorit publik, etikës dhe respektit ndaj veprimit të ligjit;

• Ndihmojë për të ndërtuar kapacitete vendase në nivelin e pushtetit qëndror për tu përballur me sfidat e ndërkombëtarëzimit dhe planeve të integrimit në Bashkimin Europian;

• Mbështesë nisma të Bashkimit Europian dhe donatorëve të tjerë për të asistuar vendet përfituese në reformën e administratës publike dhe për të kontribuar në koordinimin e aktivitetit të donatorëve.

SIGMA ka hartuar dokumentin e Parimeve të Administratës Publike, parimet të cilat përkufizojnë se çfarë përfshin qeverisja e mirë në praktikë dhe përcaktojnë kushtet kryesore që duhet të respektohen nga vendet gjatë procesit të integrimit në BE. Parimet po ashtu përmbajnë një kornizë të monitorimit e cila mundëson analizën e rregullt të progresit të arritur në zbatimin e Parimeve dhe caktimin e standardeve që duhet të përmbushë vendi.

 

Parimet e Administratës Publike - SIGMA


Raport Monitorimi - SIGMA 2017

 

Raport Monitorimi - SIGMA 2016

Raport Monitorimi - SIGMA 2015