Skip to main content



Standarde/ Rregulla  


Një administratë publike funksionale është parakusht për qeverisje demokratike transparente dhe efektive. Si themel i funksionimit të shtetit, ajo përcakton aftësinë e qeverisë për të ofruar shërbime publike dhe për të kultivuar konkurrencën dhe zhvillimin e vendit.


Vlerat kryesore që udhëheqin administratën publike janë:


Photo album.jpg

 

Etika, si tipar themelor i administratës publike, është sa një çështje morali dhe vlerash, aq edhe një kategori juridike e pranuar dhe promovuar në nivele të ndryshme legjislacioni.

Rregullat e etikës u miratuan  nga Qeveria përmes Ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 - Për rregullat e etikës në administratën publike. Dispozitat e Ligjit për Rregullat e Etikës në Administratën Publike (2003) janë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e administratës publike për aq kohë sa nuk parashikohet ndryshe në dispozita të tjera ligjore.


Ligji përcakton parimet të cilat duhet të zbatojnë zyrtarët e administratës publike, duke përfshirë pajtueshmërinë me legjislacionin, paanshmërinë, ndershmërinë, efikasitetin, mirësjelljen, shmangia e konfliktit të interesave, respektimi per të drejtat dhe detyrat individuale, korrektësinë në sjellje, paraqitjen e jashtme etj.


Konflikti i interesave sipas Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 - Për parandalimin e konfliktit të interesave është situata në të cilën një nëpunës i administratës publike ka një interes personal, që ndikon ose mund të ndikojë në paanshmërinë ose objektivitetin e kryerjes se detyrës zyrtare. Interesat personale të nëpunësit përfshijnë çdo përparësi për veten, familjen, të afërmit deri në shkallën e dytë, personat ose organizatat, me të cilat nëpunësi ka ose ka pasur marrëdhënie biznesi ose lidhje politike. Konflikti i interesave përfshin, gjithashtu, çdo lloj detyrimi financiar ose civil të nëpunësit.


Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë ka për qëllim të sigurojë realizimin efektiv të funksioneve publike administrative në shërbim të personave, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshëm të tyre, në realizimin e këtyre funksioneve, duke zbatuar parimin e procesit të rregullt ligjor.



​​