"Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020" është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 319, datë 15.04.2015. SNRAP 2015-2020 është një dokument strategjik i cili është përgatitur përmes angazhimit dhe kontributit të institucioneve të ndryshme publike, institucioneve ndërkombëtare dhe mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe do të shërbejë si instrument planifikimi dhe monitorimi me qëllim krijimin e një administrate të qëndrueshme dhe të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit dhe prioritetet e anëtarësimit në BE.
SNRAP fokusohet në këto fusha:
a) Politikbërja dhe cilësia e legjislacionit;
b) Organizimi dhe funksionimi i Administratës Publike;
c) Shërbimi Civil: Menaxhimi i burimeve njerëzore;
d) Procedurat administrative dhe mbikëqyrja.
Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike 2015 - 2020
Plani i Ri i Aktiviteteve 2018-2020