Skip to main content
DAP dhe KMSHC, monitorim administratës publike në kohë reale përmes platformës “administrata.al” 5

Në kuadër të implementimit të projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike", financuar nga fondet IPA 2014, Departamenti i Administratës Publike zhvilloi një takim me përfaqësues të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Bashkë me KMSHC-në u diskutua mbi setin e përbashkët të indikatorëve të cilët do të mundësojnë të dhëna të sakta mbi progresin e reformës në administratën publike, në drejtim të mirëmenaxhimit të burimeve njerëzore.

Pjesëmarrësit në takim shprehën angazhimin e tyre për bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve, në monitorimin në kohë reale të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike falë platformës administrata.al.​

IMG_3859.JPG