Skip to main content
Konkurrueshmëria dhe Inovacioni diskutohen në Komitetin Sektorial të Monitorimit të IPA-s 5

Nën drejtimin e Zv.Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi, u zhvillua takimi i dytë i Komitetit Sektorial të Monitorimit të IPAs për Sektorin e Konkurrueshmërisë dhe Inovacionit. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përfaqësues të disa institucioneve shtetërore dhe aktorë të lidhur me fushën e Konkurrueshmërisë dhe Inovacionit.

Diskutimet u fokusuan në progresin e zbatimit të projekteve IPA në fushën e Konkurrueshmërisë dhe Inovacionit.

Zv.Ministrja Belinda Ikonomi theksoi se Konkurrueshmëria dhe Inovacioni janë fusha prioritare për Qeverinë e Shqipërisë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, u shpreh znj. Ikonomi, ka angazhim të plotë për ndjeken dhe zbatimin e çdo iniciative lidhur me këtë fushë që janë stimuj për Zhvillimin e një ekonomie konkurruese në vendit tonë, duke konsideruar se këto fusha mundësojnë sigurimin e një cilësie më të lartë të jetës për qytetarët dhe ndihmon në lehtësimin dhe efikasitetin të proceseve të biznesit.

Përfaqësuesi i BE-së, z. Andrea Marco Vera, përgëzoi progresin e arritur nga qeveria shqiptare përgjatë kësaj periudhe në fushat e konkurrueshmërisë dhe inovacionit, ndërsa theksoi se këto fusha duhet të mbeten prioritare në të ardhmen dhe t’i jepet fokus zhvillimit të tyre.

Konkurrueshmeria.jpeg