Skip to main content
Kuvendi miraton ligjin për “Eurobondin”, ministrja Denaj: Ruhet stabiliteti makroekonomik dhe nuk cënohet politika monetare 5

Kuvendi miratoi gjatë seancës plenare të radhës ligjin për “Për Eurobondin që do të emetohet nga ministri i financave dhe ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë".

Gjatë fjalës në Kuvend, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë nënvizoi se jemi në jemi në një moment shumë të përshtatshëm për ta emetuar, duke qenë se tregjet financiare po tregojnë stabiliteti, pas luhatjes së lartë të hasur pas përhapjes së COVID-19.

“Kjo procedurë është ndjekur ngushtësisht edhe me Bankën e Shqipërisë e cila ndër të tjera një partner dhe ka konfirmuar se emetimi i Eurobondit në vlerat dhe parametrat e shpallur:

• nuk cenon politikën monetare të Shqipërisë, dhe
• ka efekt pozitiv në rezervat valutore dhe stabilitetin makroekonomik të vendit në afatin e shkurtër e të mesëm.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar dhe filluar punën për emetimin e një Eurobondi në tregjet ndërkombëtare financiare për herë të katërt në historinë e ekonomisë shqiptare, pas emetimit në vitin 2010, 2015 dhe 2018.
kuvendi.jpg