Skip to main content
Ministrja Kushi, bashkëbisedim të hapur me mësues, maturantë dhe prindër rreth zhvillimit të Maturës Shtetërore 2021 5

Në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi organizoi një bashkëbisedim me mësues, prindër dhe maturantë.

“Një Bashkëbisedim i frytshëm me mësues, maturantë dhe prindër, për të diskutuar mbi disa nga problemet e evidentuara gjatë provimeve të maturës, të cilat do të na shërbejnë më pas për një analizë të thellë për rishikimin e plotë të Maturës Shtetërore në të gjitha aktet rregullatore dhe administrimin e plotë të saj,” – shprehet ministrja Kushi në rrjetin e saj social.

Në këtë takim u dëgjuan dhe u morën opinione, u hodhën ide, u vlerësuan përshtypjet në lidhje me testin e Matematikës dhe provimet e tjera të Maturës. Gjithashtu, iu kushtua vëmendje e veçantë shqetësimeve dhe sugjerimeve të mësuesve, maturantëve dhe të prindërve të tyre.

Të pranishëm në takim ishin mësues të spikatur të matematikës, të cilët bënë një analizë të detajuar të testit, së bashku me përfaqësues të Ministrisë për arsimin parauniversitar.

Vështirësia e testit, ndikimi i pandemisë në mësimnxënie dhe gjendja emocionale e nxënësve dhe maturantëve, ishin disa nga pikat më të rëndësishme ku u përqendrua diskutimi.
Bashkëbisedim-me-Mësues-maturantë-dhe-prindër-5.jpg