Skip to main content
Përmbledhje e performancës paraprake 4 – mujore të të ardhurave dhe shpenzimeve 5

Logo_MFE-1.jpg

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 4 mujore (Janar – Prill 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave.

Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 103 % të planit të 4-mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 4-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 99% të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e katërt të vitit 2021 rezultoi në rreth 14.6 miliardë lekë.

Performanca Paraprake 4 Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 152 miliardë ose 103 % të planit të 4-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat kanë rritje prej 19 miliard lekë.

Grafiku 1: Të ardhurat e Përgjithshme (në milionë Lekë)​

1.png

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021)

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 52.8 miliardë lekë, 9 miliardë lekë ose 20.7% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe 100% realizim i planit të ndryshuar, të të ardhurave doganore për 4 mujorin e vitit 2021.

 

Të ardhurat nga TVSH në import për 4 mujorin rezultojnë 35.9 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 25% më shumë se një vit më pare, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 14 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se viti 2020, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 800 milionë lekë, 112.7% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 96.4% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2 miliardë lekë, 338 milionë lekë ose 19.5% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 4 mujorin 2021  u realizuan në masën 79.9 miliardë lekë, 6.7 miliardë ose 9.2% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1 miliardë lekë, ose 1.3% më shumë se plani i 4 mujorit 2021 i ndryshuar.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 17.6 miliardë lekë, 2.4 miliardë ose 16% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe 4 miliardë ose 29.9% më shumë se plani i ndryshuar i TVSH për tu arkëtuar në 4 mujorin 2021. Rimbursimet për periudhën 4 mujore 2021 arritën 10.5 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 124.2% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe 3.9 miliardë lekë ose 58.7% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 4 mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 13 miliardë lekë 2.1 miliardë lekë, ose 19.7% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 12.9 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 16.8% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 97.9% kundrejt planit të ndryshuar.

Taksat nacionale, për peridhën Janar-Prill 2021 u realizuan në masën 11.27 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 25.7% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 102.8% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 35.1 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim 102.3% të planit të ndryshuar për 4 mujorin 2021.

 

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2021, arritën në rreth 166.9 miliard LEK me një realizim në masën 99.3 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 12.2 përqind më i lartë ose rreth 18.1 miliard LEK më shumë.

 

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 4 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 100.2 përqind dhe 78.7 përqind të planit të periudhës.

Grafiku 2: Shpenzimet korrente dhe kapitale Plan vs Fakt (në milionë Lekë)

2.png
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021)

Niveli i deficitit për periudhën 4 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 14.65 miliard LEK, ose rreth 927 milion LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 4 mujore niveli i deficitit rezulton 71.1 përqind e planit të periudhës, plan i cili rezulton në rreth 20.6 miliard LEK.

Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt 9 mujor 2020 (në milion Lekë)


3.png

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021)


 
Copyrights © 2018 All Rights Reserved by DAP