Skip to main content
Reforma në Administratën Publike, shkëmbim eksperiencash me administratën irlandeze 5

Në datat 23 - 25 shtator, përfaqësues nga Kryeministria, Departamenti i Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë realizuan një vizitë studimore në Irlandë. Në kuadër të projektit IPA 2014, “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike", përfaqësuesit e administratës shqiptare patën mundësinë të njiheshin më nga afër me punën e Institutit të Administratës Publike në Irlandë. 

Përmirësimi i menaxhimit të reformës së pagave në shërbimin civil, vlerësimi i performancës, rritja e kapaciteteve të administratës publike me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit dhe përafrimin  me standardet dhe kërkesat e BE-së ishin disa nga temat kryesore të kësaj vizite.

Vizita studimore në Irlandë kishte si synim njohjen me sfidat dhe arritjet e reformave të ndërmarra në shërbimin civil. Në fund të vizitës studimore, Instituti i Administratës Publike pajisi pjesëmarrësit me certifikatë pjesëmarrjeje për programin e shkëmbimit të eksperiencave më të mira në shërbimin civil.​

WhatsApp Image 2019-10-08 at 14.00.12.jpeg