Skip to main content
Shtyhet deri në 15 shtator, afati për aplikimet për Oficerë të Policisë Kriminale 5

​Policia e Shtetit ka shtyrë deri në datën 15 shtator 2019 afatin për aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë.

Shtyrja e afatit lidhet me kërkesat e shumta, adresuar Policisë së Shtetit, për shkak të përmbylljes së diplomimit të një numri të madh studentësh në këto javë, që kanë shprehur dëshirën për të konkurruar dhe bërë pjesë e Polic​

isë.

Në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

Për më tepër mund të klikoni këtu: https://mb.gov.al/2019/07/30/shtyhet-deri-ne-15-shtator-afati-per-aplikimet-per-oficere-te-policise-kriminale/


akademia-768x352.jpg