Skip to main content
Si mund të përmirësojmë vendosjen e qëllimeve dhe t’i zbatojmë ato? 5

​​​​​​

Ndërsa i afrohemi vitit të ri, a ju ndodh të ëndërroni dhe në të njëjtën kohë të keni frikë në momentin kur mendoni të vendosni qëllime të reja? A e dini se qëllimet funksionojnë? Në internet do të gjeni pafund këshilla për vendosjen e qëllimeve SMART apo ndryshe qëllime të zgjuara, e nisur nga kjo ju vendosni disa qëllime.

Pastaj më 1 shkurt...ju bren ndërgjegja që nuk i keni ndjekur apo më keq akoma, që s’jeni përpjekur të filloni t’i ndiqni. A ju ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë? 

Ju ndjeni gjithë kohën trysninë e arritjes së qëllimit.

Pyetja që duhet t’i bëni herë pas here vetes: Çfarë më ndalon mua të kem jetën, punën, shëndetin apo shpërblimin që dua?

Vendosja e qëllimeve është aftësia më e rëndësishme që mund të zhvilloni ndonjëherë

Fajin nuk e kanë qëllimet. Pavarësisht se çfarë dëshironi në jetë, hapi i parë është të vendosni! Ju duhet përkushtim për të vendosur një qëllim. Nëse lexoni autobiografinë e një personi të suksesshëm, jeni të ndërgjegjshëm që kjo histori është e vërtetë. Qëllimet janë udhëzime për ty. Kur vendosni një qëllim, ju komandoni veten dhe po fitoni vrullin në drejtim të vizionit apo ëndrrës tuaj.

Vendosja e qëllimeve është padyshim aftësia më e rëndësishme që mund të zhvilloni ndonjëherë, dhe kjo është 100 për qind e mësueshme. Kështu që, na lejoni të ndajmë një nga truket e mendjes që ka ndryshuar me të vërtetë mënyrën e vendosjes së qëllimeve.

Si të vendosni qëllime kuptimplota/domethënëse

Njerëzit kanë nevojë për qëllime domethënëse dhe të shumëllojshme. Ne duam të provojmë gjëra që na stimulojnë; gjëra që nëse shohim pas të ndjehemi krenarë për çfarë kemi bërë. E keni vënë re se si përvoja e të pasurit qëllime dhe një ëndërr se ku dëshironi që jeta juaj të arrijë, plotëson nevojën e parë për sfidë.

Nëse përqendroheni në ëndrrën tuaj, duke e imagjinuar si të jetë reale, në të njëjtën mënyrë siç atletët vizualizojnë fitoret e tyre; truri juaj nuk mund të bëjë dallimin midis asaj që është dhe asaj që imagjinon. Prandaj truri fillon të përjetojë një rritje të niveleve të dopaminës, një neurotransmetues i cili ju drejton dhe motivon.

Thelbësore është të vendosni qëllime vërtetë domethënëse që ju bëjnë të lëvizni dhe të dëshironi të bëni gjëra që nuk i keni bërë më parë. Për shembull, ju doni të keni një trup më të mirë, dhe vendosni një qëllim, të ngriheni gjysmë ore më herët çdo ditë dhe të bëni vrap ose stërvitje në kushtet e shtëpisë. Ose mund të vendosni një qëllim profesional - siç është balancimi i punës dhe jetës, përmirësimi i jetës pas punës. Kështu pra, ju vendosni një qëllim: Të menaxhoni sa më mirë punën gjatë javës, duke shmangur punën gjatë fundjavës.

Shmangni vetë-sabotimin kur përpiqeni t'i përmbaheni qëllimeve tuaja

Pyesni veten: ‘Pse dua ta bëj këtë?’ Çfarë më kushtoi gjatë këtij viti mos realizimi i këtij qëllimi? Nëse do e arrija si qëllim, si do më bënte të ndihesha me veten time?

Tani ju keni një qëllim domethënës/kuptimplotë. Ju do t’i keni gjetur përgjigje çështjeve të mëposhtme:

“Mosvendosja e një ekuilibri punë-jetë, këtë vit, më ka bërë të ndihem i rraskapitur dhe i lodhur. Gjithashtu më ka kushtuar një marrëdhënie më të ftohtë me familjen time - diçka për të cilën dua ta përmirësoj. Shmangia e punës jashtë orarit dhe në fundjavë, do të më lejojë të ndjehem e shëndetshme dhe e lumtur, padiskutim që do të kaloj më shumë kohë me familjen time".

Këto arsye ‘pse’ janë motivimi juaj. Gdhendi ato në planin tënd ditor në një mënyrë bindëse që të kuptosh ‘pse-të’. Pra, në vend që të vendosni ‘6 pasdite – përfundo punën’ vendos ‘6 pasdite - koha me familjen!’

Ajo që mund të sabotojë planin tuaj, do të zhvillohet në një nivel më të thellë. Niveli i subkoshiencës/nënvetëdijes tuaj. Nëse keni ndjekur hapat e mësipërm dhe sërish konstatoni se nuk arrini t’i realizoni qëllimet e vendosura, vetë-sabotoni apo largoheni nga qëllimet tuaja, atëherë diçka shumë e thellë brenda teje po të ndalon.

Është psikologji e thjeshtë. Është ky, faktori që ju pengon dhe ndal suksesin tënd në vendosjen e qëllimeve!

Pra, Grali i Shenjtë i përcaktimit të qëllimeve është të përpunosh qëllimet e tua, t'i vendosësh ato në një mënyrë të arritshme, të gjesh arsyen tënde ‘pse’ dhe pastaj të heqësh çdo pengesë që ndodhet thellë brenda teje.

Atëherë urime, për një Vit të Ri të lumtur dhe me qëllime të realizuara!

Përshtatur ng​a “HAYS”

Qellimet.png