Skip to main content
Thirrje për aplikim - Shkolla e Integrimit Evropian 2020 5

​​​​

SHKOLLA E INTEGRIMIT EVROPIAN (ONLINE)

2 – 13 Nëntor 2020

Kuvendi i ShqipërisëKëshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit EuropianFondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung (FES), do të organizojë online, në datat 2-13 Nëntor 2020, edicionin e pestë të Shkollës së Integrimit Evropian.

Shkolla e Integrimit Evropian është tashmë një traditë e konsoliduar në mbështetje të identifikimit dhe përfshirjes së aktorëve të spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit,  të cilët mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

Shkolla e Integrimit Evropian (online) do të ofrojë përgjatë dy javëve, një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, negociatat e anëtarësimit si dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në suksesin e procesit të anëtarësimit në BE.

Gjatë Shkollës së Integrimit Evropian do të përdoret një shumëllojshmëri e metodave të mësimdhënies dhe të trajnimit si: leksione, prezantime praktike, dhe diskutime ndërvepruese me profesorë të njohur, si dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar për integrimin europian dhe Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, Shkolla e Integrimit Evropian do të përfshijë seanca bashkëbisedimi me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, institucionet e Bashkimit Evropian dhe institucionet rajonale, të cilët do të diskutojnë me pjesëmarrësit mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian si dhe sfidat dhe skenarët e mundshëm në procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. 

Programi përfshin pesë module kryesore:

  • Moduli 1: Perspektivat e pranimit në BE, sfidat dhe strategjitë e negocimit (rasti i Serbisë dhe Malit të Zi);
  • Moduli 2: Advokatia, roli i shoqërisë civile gjatë procesit të negociatave dhe përafrimi i legjislacionit të BE-në;
  • Moduli 3:  Zgjerimi i BE-së dhe roli i mediave në procesin e integrimit europian;
  • Moduli 4: Financimet e BE-së, zhvillimi i projektit dhe negocimi i kapitullit 22;
  • Moduli 5: Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal / Ballkani Perëndimor / Procesi i Berlinit.

Kush mund të aplikojë?

  • Nëpunës të administratës publike shqiptare (duke përfshirë edhe ata nga vetëqeverisja vendore dhe institucionet e pavarura) që punojnë në fushën e integrimit evropian, të cilët synojnë të angazhohen në procesin e negociatave;
  • Studiuesit e rinj dhe përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse;
  • Gazetarë dhe përfaqësues të medias;
  • Përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe grupe të tjera interesi.

Aplikantët duhet të kenë nivel të mirë të gjuhës angleze. Shumica e seancave do të zhvillohet vetëm në anglisht.

Regjistrimi:

Pjesëmarrësit e interesuar janë të lutur të dërgojnë brenda datës 15.10.2020, një CV dhe një letër motivimi ku të shprehin vizionin mbi angazhimin dhe kontributin potencial të tyre në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe miratimin e eprorit për pjesëmarrjen në Shkollën të Integrimit Evropian.

Aplikimi duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën e mëposhtme:

 Info.Kkie@parlament.al

Ka vetëm 35 vende në dispozicionTë gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të suksesshëm të kursit dy – javor (online).

Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen brenda datës 27 Tetor 2020 dhe pjesëmarrja në këtë shkollë është PA pagesë.

Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë vetëm në qoftë se do të marrin pjesë në të gjitha ditët dhe sesionet e shkollës.​

IMG-6680.jpg