Skip to main content
Xhaçka takon ambasadoren Monika Zuchniak-Pazdan: Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE 5

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Republikës së Polonisë në Tiranë, Monika Zuchniak-Pazdan.

Ministrja Xhaçka përgëzoi ambasadoren Pazdan për marrjen e mandatit, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, kryediplomatja Xhaçka vlerësoi mbështetjen polake për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për termin 2022-2023,  duke theksuar se kjo mbështetje do të jetë reciproke.

big_88974b05-bec2-475a-8236-51630a8a4ba1.jpeg