Skip to main content
Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2019 5

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2019”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2018 – shtator 2019, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.

Çmimet

Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme: 

1. Çmimi i parë 250.000 lekë

2. Çmimi i dytë 200.000 lekë

3. Çmimi i tretë 150.000 lekë

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2019.

Për më shumë detaje klikoni këtu

Banka_e_Shqipërisë.svg.png