Skip to main content
14 llojet e personaliteteve që do të gjeni në çdo zyrë 5



Nëse keni punuar për një kohë të gjatë në një institucion apo kompani të caktuar, do të keni vënë re disa lloje të zakonshme karakteresh të punonjësve dhe sigurisht që do jeni në gjendje t’i dalloni personalitetet e tyre. Por nëse jeni një punonjës i ri, këto lloj personalitetesh do të jenë mister për ty. Ndaj ju ftojmë të njiheni me disa nga personalitetet më të zakonshme që gjenden në vendin e punës.


1. Sharmanti


Në çdo vend të punës, ka një person që i magjeps njerëzit, pa patur nevojë të thotë asgjë. Ndoshta edhe ju keni rënë preh e grackave të këtij karakteri ose jeni në anën tjetër të medaljes dhe po vëzhgoni si “mashtrohen” njerëzit prej tij. Sido që të jetë, ju e dini që ata mund ta kalojnë ditën e tyre të punës pa mundim, vetëm duke i bërë punojësve komplimenta për pamjen fizike.  


2. I mençuri


Ky punonjës ka zgjuarsi të jashtëzakonshme, ka përgjigje për gjithçka. Edhe pse është mirë ta kesh pranë, ka ditë që nuk do të kënaqesh me praninë e tij, pasi mund të jesh objekt i vërejtjeve nga fjalët e tij të zgjuara. Ndonjëherë do ta doni personalitetin e tij, por do të ketë raste kur do të dëshironit që ai thjesht mos të fliste më.


3. Thashethemexhiu


Të gjithë kemi hasur një ose dy thashethemexhinj në jetën tonë. Ju e dini shumë mirë se për cilin bëhet fjalë: kolegu që do të dijë gjithçka për të gjithë. Ai “jeton” për këto thashetheme dhe ka gjithmonë dëshirë të diskutojë detaje të tilla - qofshin këto të vërteta apo jo.


4. Më punëtori


Me siguri këtij punonjësi i keni parë më shumë pjesën e pasme të kokës sesa fytyrën e tij, sepse ai gjithmonë është “i ngjitur” para ekranit të tij të kompjuterit. Ky lloj personaliteti në punë na bën të ndihemi sikur ne të tjerët nuk po punojmë sa duhet. Ai është gjithmonë i pari që vjen në zyrë dhe i fundit që ikën nga zyra.


5. Devijuesi


Ju nuk e dini se çfarë ka për detyrë ky person, sepse ai di vetëm të zvarrisë punën. Sa herë që do të kaloni pranë kompjuterit të tij, do të shihni se është duke lexuar informacione që nuk kanë lidhje me punën. 


6. I vetmuari


Këtë tip punonjësi do e gjeni gjithmonë duke shijuar heshtjen nën shoqërinë e vetes së tij. Ai nuk flet apo diskuton diçka me asnjë, vendos kufjet gjatë orarit të punës dhe shmang çdo lloj bisede. Edhe pse punonjësit e tjerë mund të tentojnë t'a përfshijnë në diskutime grupi, ai nuk tregon interes për asnjë.


7. Llafazani 


Ky person nuk ka filtër. Ai do t'ju tregojë gjithçka, ku shkoi, çfarë bëri, çfarë diskutoi me familjen dhe shumë detaje të tjera të jetës së tij. Duhet t’a shmangni në korridor; përndryshe, do të dëgjoni një monolog 30- minuta për jetën e tij personale.


8. Negativi


Ky punonjës pret momentin kur ju bëni gabimin më të vogël për t’ua vënë në dukje gabimin tuaj. Ai edhe argumentet në punë i ka në formën e kritikës. 


9. Rebeli


Nëse orari juaj i punës në mëngjes është ora 08.00, ky person do të paraqitet në 08:05 të mëngjesit. Do dallohet ndër punonjësit e tjerë nga veshja, sjellja e shumë gjëra të tjera që vetëm një rebel është në gjendje ti bëjë. Ai punon sipas mënyrës së tij dhe kaq mjafton.


10. Gjaknxehti


Ky punonjës është një “bombë me sahat” i cili nxhet edhe me gjërat më të vogla. Ai shpërthen kur printeri nuk punon, apo edhe kur interneti është i ngadaltë. Ai nuk reagon mirë edhe në momentin kur ju i bëni një kritikë konstruktive. 


11. Hipokondriaku


Nëse ju apo kolegët e tjerë teshtini në praninë e tij, ky lloj punonjësi është gati të fshije gjithë pajisjet e punës për të larguar bakteret që solli teshtima juaj. Ai do të kërkojë raport të paktën një herë në muaj, vetëm për t’u shëruar nga mendimi se mund të ketë marrë një virus.


12. I pakënaquri


I pakënaquri do të mbetet gjithmonë i pakënaqur. Edhe pse ky punonjës mund të jetë ndër më të vjetrit në kompani, ai gjithmonë ankohet për rolin e tij në punë.


13. Fashionisti


Ky punonjës elegant do t'ju imponojë të ndryshoni veshjet tuaja të punës. Ndërsa ju nuk e vrisni aspak mendjen se çfarë do të vishni sot, punonjësi “fashionist” do jetë kombinuar nga koka te këmbët. Veshja dhe pamja e tij është gjithmonë e kuruar, sa ju pyesni veten se sa herët është zgjuar për të qenë kaq në super formë.


14. “Junk food - ngrënësi”


Ushqim i shëndetshëm në zyrë?! E pamundur nëse zyrën tuaj e ndani me personin që është gjithçka ngrënës :) Ky punonjës do t'ju bindë se fast-food-et  janë gjithmonë një ide e mirë. Ai do ju pyesë se ku do të porosisni drekën që në orën 9:00 të mëngjesit dhe do t'ju sjellë biskota, pikërisht në ditën kur planifikoni të filloni të hani shëndetshëm.


Me kaq shumë karaktere të ndryshme në ambientin e punës është e vështirë të identifikosh tiparet e zakonshme të një punonjësi, por duke lexuar listën e mësipërme, sigurisht që ti si punonjës i ri, do të jesh i përgatitur kur të takohesh me ndonjërin prej tyre. 


Burimi: careeraddict.com

foto - personalitetet.png