Skip to main content
Banka e Shqipërisë udhëzim për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse 5

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht  ju nevojitet  të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/ subjekte ku keni kredinë.

Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it public@bankofalbania.org, duke specifikuar konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar, dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.