Skip to main content
Konkursi THEMIS 2021, përfaqësuesit e Shkollës së Magjistraturës fitojnë çmimin e tretë 5

Në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin Gjyqësor Evropian të Trajnimeve, nga 1- 3 Qershor 2021, Shkolla e Magjistraturës, si çdo vit, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar e-THEMIS 2021 në gjysëm finalen E Drejta Familjare Evropiane dhe e BE-së. 

 
Në këtë aktivitet Shkolla u përfaqësua nga Besmira Vishe (Kandidat për Prokuror), Klarent Demiri (Kandidat për gjyqtar), dhe Rudi Laze (Kandidat për Gjyqtar), nën mentorimin e pedagoges së të Drejtës Familjare, Prof. Arta Mandro-Balili. 
 
“Brenda katër mureve: një portretizim i sfidave të gjykatës kundrejt dhunës në familje” është tema me të cilën u prezantua Shkolla e Magjistraturës. Dhuna në familje është një fenomen me të cilin ndeshen autoritetet e sistemit të drejtësisë. Dhuna në familje është një çështje përtej ligjit e lidhur ngushtësisht me cilësinë e jetës së çdo individi dhe me nivelin e “demokracisë” në një vend.
Team Albania realizoi një përfaqësim dinjitoz të Shkollës së Magjistraturës dhe Shqipërisë duke fituar, çmimin e tretë të aktivitetit. Ky vlerësim është një nxitje për të arritur rezultate më të mira në të ardhmen.​

Magjistratura - cmimi.jpeg

 
Copyrights © 2018 All Rights Reserved by DAP