Departamenti i Administratës Publike ka për qëllim sigurimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike.
Aktiviteti i ASPA-s synon formimin profesional të nëpunësve civilë, si dhe çdo individi tjetër vendas ose të huaj, që nuk është pjesë e shërbimit civil dhe që plotëson kriteret e kërkuara.
Eshtë një institucion i pavarur, i ngarkuar me mbikqyrjen e menaxhimit të shërbimit civil në të gjitha institucionet që përfshihen në fushën e veprimit të përkatës.
ILDKPKI ka filluar funksionimin në bazë të ligjit nr. 9049, date 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është institucion i pavarur i administratës publike. Kryen hetim administrativ dhe ka të drejtën e aksesit në përpunimet e të dhënave personalE.
E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin.